Mediat serbe publikojnë intervistën e Shehollit ku akuzonte rëndë UÇK-në: Ja pse ma vranë babain

Lajme

Mediat serbe publikojnë intervistën e Shehollit ku akuzonte rëndë UÇK-në: Ja pse ma vranë babain

Nga: P.R Më: 14 korrik 2022 Në ora: 20:14
Fatmir Sheholli

Fatmir Sheholli, pasi këto ditë u bë lajm në mediat e Kosovës, më të janë marr edhe mediat ne serbi.

Madje një media ka publikuar një pjesë të intervistës që Fatmir Sheholli kishte dhënë në vitin 1999, e ku akuzonte rëndë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë quhem Fatmir Sheholli. Unë jam nga Podujeva. Kam qenë kryeredaktor i Radio-Televizionit të Prishtinës dhe punoj në marrëdhënie me publikun në Nismën Demokratike të Kosovës. Dy vjet më parë, në janar 1997, UÇK-ja vrau babanë tim. E quajtën ‘tradhtar’ dhe e vranë vetëm pse përkrahte Jugosllavinë dhe qeverinë serbe, jo regjimin e UÇK-së. Ai donte të jetonte së bashku me të gjitha grupet etnike në Kosovë. Ai quhej Maliq Sheholli dhe ishte 51 vjeç kur u vra”, deklaron Fatmir Sheholli në vitin 1999 në Beograd, në intervistën dhënë për anëtarët e “Delegacionit Amerikano-Verior në solidaritet me Jugosllavinë”, shkruajnë mediat serbe.

Kujtojmë se në një intervistë të tij dhënë së fundi, Fatmir Sheholli, me krenari e ka pranuar se ka punuar për dy organizata famëkeqe, të cilat njihen për tortura, shantazhe e vrasje ndaj shqiptarëve.

Sheholli ka thënë se para luftës ka punuar për UDB-në serbe, ndërsa paslufte për SHIK-un e Kadri Veselit.

“Unë nuk guxoj me hy në Serbi për shkak të deklaratave të mia në emisionin e Adnan Merovcit për shkak se kam treguar që në kohën kur kam punuar në Sigurim Shtetëror. Pas lufte kam punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës dhe shefi im ka qenë Kadri Veseli, me mburrje e them këtë sepse e kam thënë kontributin në këto sfera. Bashkëpunëtorë kryesor i kam pasur Elmi Reçicën dhe Latif Gashin”, deklaroi Sheholli”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat