​Kamberi e Ahmeti diskutojnë për zhvillimet politike në Luginë e rajon

Lajme

​Kamberi e Ahmeti diskutojnë për zhvillimet politike në Luginë e rajon

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:31
Foto nga takimi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka pritur sot në takim kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar mbi rrjedhat politike në Luginë të Preshevës dhe rajon.

Në këtë takim, Kamberi ka falënderuar Ahmetin për mbështetjen e dhënë gjatë betejës për përfaqësim parlamentar.

“Mbështetja që si koalicion kemi marrë në hapësirat mbarë-shqiptare na dëshmon se në misionin e avancimit të statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk jemi vetëm”, shkruan Kamberi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat