Stuhia bën namin në disa qytete të Kosovës, shiu përmbyt gjithçka

Lajme

Stuhia bën namin në disa qytete të Kosovës, shiu përmbyt gjithçka

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e djeshme disa qytete të Kosovës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Pas stuhive të erës dhe rrebeshit të shiut, banorët e Ferizajit, Kaçanikut dhe Vitisë dhe zonat rreth tyre janë përballur me dëme të shumta materiale, pasi uji u është futur brenda shtëpisë.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe punës së ekipeve të emergjencës, gjendja ka qenë mjaft e rëndë në tre qytetet e sipërpërmendur.

Siç shihet edhe nga fotot uji ka përmbytur totalisht rrugët.

Ndërsa për shkak të erërave të forta janë rrëzuar dhe disa pemë, por fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat