“O hiq s’po i grahi”, “Ta q**sha belenë..!”/ Përplasen turistët shqiptarë – bllokohet rruga në Ulqin

Lajme

“O hiq s’po i grahi”, “Ta q**sha belenë..!”/ Përplasen turistët shqiptarë – bllokohet rruga në Ulqin

Nga: A.M Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Jemi dëshmitarë që gjatë këtij sezoni veror, ngjarje dhe incidente të ndryshme kanë ndodhur në plazhet shqiptare.

Plazhet në Shqipëri kanë qenë cak i trazirave të ndryshme, por këtë herë një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në qytetin turistik të Ulqinit.

Në një video të dërguar nga lexuesit e “Bota sot” shihen disa turistë duke u përplasur, pasi që një prej tyre ka bllokuar rrugën, me që rast ishte krijuar edhe një kolonë e gjatë.

“O hiq s’po i grahi, as përpara as përmas, le të vjen kushdo”, “Hera e fundit që do vi..”, “Ta q**sha belenë..!”, ishin disa nga deklaratat e tyre gjatë përplasjeve të turistëve

Fatkeqësisht mërgimtarët tanë që vendosin të vijnë të kalojnë pushimet në trojet shqiptare, ballafaqohen me ngjarje të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat