Staroviç: Nuk kam pritje të mëdha nga takimi në Bruksel

Lajme

Staroviç: Nuk kam pritje të mëdha nga takimi në Bruksel

Nga: F. B. Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:03
Nemanja Staroviç

Kam frikë se vështirë mund të ndodhë ndryshimi i modelit të sjelljes së Kurtit që e ka vendos tash e një vit duke ndërmarr hapa të njëanshëm, që sipas rregullit shkojnë në dëm të interesit të serbëve”, ka thënë në “RTS” Nemanja Staroviç sekretar në ministrinë e jashtme të Serbisë, duke shtuar se nuk ka pritje të mëdha nga takimi në Bruksel ku do marrin pjesë presidenti i Serbisë Vuçiq dhe kryeministri Kurti, transmeton “Bota Sot”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Borel ka konfirmuar dërgimin e ftesave për  presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kryeministrin Kurti me 18 gusht. Nga Prishtina kanë deklaruar se në takim nuk do bisedohet për vendimin e reciprocitetit për dokumente personale edhe tabela.

Staroviç theksoi se nuk pret shumë nga takimi, që sipas të gjitha gjasave do mbahet me 19 gusht.

"Kam frikë se vështirë mund të ndodhë ndryshimi i modelit të sjelljes së Kurtit që e ka vendos tash e një vit duke ndërmarr hapa të njëanshëm, që sipas rregullit shkojnë në dëm të interesit të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe që sipas rregullit destabilizojnë terrenin”, tërhoqi vërejtjen ai.

Ai shtoi se ka frikë se nuk ka vullnet të mjaftueshëm nga BE për të ndal këtë, por sipas tij një çështje që pashmangshëm duhet të diskutohet është asociacioni i komunave serbe.

"Mirë që dëgjuam nga Borel edhe Eskobar se asociacioni do të jetë në rend të ditës, por ajo që nuk jep shpresë është pjesa e deklaratës së Borel se BE nuk mund të detyrojë Prishtinën për formimin e asociacionit”, tha Staroviç.

Kjo nuk është në rregull kur dihet se BE është garant i marrëveshjes dhe nuk duhet harruar se ajo marrëveshje është marrëveshje e vetme kulmore politike mes palëve.

Staroviç tha se marrëveshja e Brukselit është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe ka marr fuqi ligjore, ndërsa përmbushja apo mospërmbushja duhet të hyj në sundimin e ligjit.

"Duhet adresave ndërkombëtare të ja prezantojmë synimin që ka Kurti për nxitje të eskalimit të dhunës, duke menduar se situata globale gjeo-politike është në favor të tij. Kurti beson s mund të bëhet një Zelenski i ri që e quan presidentin tonë Putini i vogël për të nxitur reagimin e fuqive të mëdha që do dilnin në anën e Prishtinës” tha sekretari i shtetit.

Ai tha se ende nuk dihet rendi i dirës së takimit në Bruksel , por ai do dihet në ditët e ardhshme.

Është situatë e paqëndrueshme që Kurti synon përmbushjen e marrëveshjeve teknik e harron obligimin për marrëveshjen e Brukselit.

"Jam i bindur se ata nuk mund të bëjnë rendin e ditës dhe nuk duan të flasin për gjërat që duan të i përmbushin, mendoj se është mirë që erdhi shtyrja për një muaj i masave të Prishtinës me çka është evituar eskalimi” tha Staroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat