Lopandiç: Serbia e futi vetën në listën e deleve të zeza

Lajme

Lopandiç: Serbia e futi vetën në listën e deleve të zeza

Nga: F.B. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:45
Dushko Lopandiç

Nënkryetari i Lëvizjes Evropiane Dushko Lopandiç ka deklaruar se “Serbia ka lëshuar momentin e duhur kur është fjala për bashkëngjitjen të paktën me disa nga masat e ndërmarr nga ana e BE-së ndaj Rusisë, duke e vendos vetën me këtë hap ndër ‘delet e zeza’”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Ky veprim i Serbisë në periudhën afatgjate me siguri do sjell dëme, si në raportet me opinionin e përgjithshëm po ashtu edhe lidhur me partnerët dhe pozitën e saj .

"Për vendet perëndimore prioriteti në rajonin e Ballkanit mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit, kështu që nisur nga kjo ende deri diku na shikojnë ‘nëpër gishta” tha ai.

Por, në periudhën afatgjate, shton ai “një politikë e këtillë me siguri sjell dëme, si në këndvështrimin e fotografisë së Serbisë në mendimin dhe sytë e opinionit evropian po ashtu edhe atë politik – pasojë do ketë edhe përmbajtja e vetë rezolutës së Parlamentit Evropian, po ashtu edhe lidhur me pozitën tonë ndërkombëtare në tërësi” tha Lopandiç.

Lopandiç që është edhe anëtar i Lëvizjes “zemra” të Zdravko Ponosh (ish-gjeneral dhe kandidat për president të Serbisë) ka vlerësuar se “fakti se në kohët e fundit nga pushteti nuk ka nënvizime se jemi vendi i vetëm evropian që nuk ka vendos sanksione tregon në mundësinë e ndryshimit të këtij qëndrimi në të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat