Efektet e tavanit të çmimeve në Kroaci, nafta dhe benzina sot më lirë sesa në Kosovë

Lajme

Efektet e tavanit të çmimeve në Kroaci, nafta dhe benzina sot më lirë sesa në Kosovë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 14:57
Ilustrim

Në pikat e karburantit në Kroaci, një litër benzinë shitet nga e marta për 11.30 kuna (1.50 euro), që është 70 lipa më pak se javën e kaluar, ndërsa çmimi i naftës ka rënë në 12.14 kuna (1.62 euro).

Këto të dhëna të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kroaci u publikuan nga mediat në Zagreb.

Qeveria kroate së fundmi ka miratuar një vendim të ri për përcaktimin e çmimeve tavan me pakicë të derivateve të naftës. Kjo ka bërë që çmimet e naftës dhe benzinës të bien.

Kësisoj, çmimet e naftës dhe benzinës në Kroaci janë më të lira sesa në Kosovë. Aktualisht në vend një litër naftë kushton mesatarisht 1.67 euro, ndërsa një litër benzinë 1.55 euro.

Edhe në Kosovë Qeveria u caktoi tavan kompanive të derivateve për çmimet e naftës dhe benzinës. Por pak javë pasi nafta dhe benzina u liruan pak, caktimi i çmimeve të tyre u është lënë sërish në dorë naftëtarëve.

Ministria e Tregtisë deri para pak ditësh e caktonte tavanin e çmimeve të naftës dhe benzinës çdo 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat