Gazetari shqiptar në Mal të ZI: Ngjarja në Cetinë ishte tronditëse edhe për ne gazetarët

Lajme

Gazetari shqiptar në Mal të ZI: Ngjarja në Cetinë ishte tronditëse edhe për ne gazetarët

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:18
Gazetari nga Mali i Zi, Gjokë Dukaj

Gazetari nga Mali i Zi, Gjokë Dukaj, deklaroi se ngjarja e sotme në Cetinë i ka tronditur të gjithëve.

Marrë parasysh se në mesin e 11 të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

“Të jesh njeri i medias dhe të japësh lajme të këtilla është shqetësuese edhe për vet gazetarët, pra ishte situatë vërtetë tronditëse edhe në redaksitë tona sot, me të marr lajmin se çfarë ka ndodhur, e sidomos kur numri i viktimave ishte në rritje”.

“Tanimë edhe kreu i qeverise, Dritan Abazoviq paralajmëroi 3 ditë zie kombëtare në Mal të Zi, për shkak të kësaj ngjarjeje kaq të dhimbshme që ka ndodhur sot në Cetinë të Malit të Zi” u shpreh mes tjerash, i emocionuar gazetari Dukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat