Postimi prekës i deputetes së PDK-së në përvjetorin e vdekjes së babait të saj

Lajme

Postimi prekës i deputetes së PDK-së në përvjetorin e vdekjes së babait të saj

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 08:55
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi me babin e saj

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se sot janë bërë 6 vjet prej kur babai i saj ka vdekur.

Në këtë përvjetor, Musliu ka ndarë disa fjalë prekëse për babain e saj.

“Dashuria më e madhe e jetës, mbreti i zemrës time,  krenaria ime, më mungon çdo sekond, minut e orë”, ka shkruar ajo.

“Në vend që të qaj për Ty,  unë  vazhdojë të  të gjej forcën  në këshillat tua që më mësuan të kaloj çdo sfidë e në përqafimet tua që më dhanë mbështetje e lumturi pafund. Faleminderit që bashkë me mamin,  më mësuat  të jetoj e punoj me dinjitet e dashuri për familjen, miqt e dashamirët duke mos ja kthyer kurr shpinën vendit tim”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë

Babi im, sot u bënë 6 vite pa Ty

Dashuria më e madhe e jetës, mbreti i zemrës time, krenaria ime, më mungon çdo sekond, minut e orë!

Në vend që të qaj për Ty, unë vazhdojë të të gjej forcën në këshillat tua që më mësuan të kaloj çdo sfidë e në përqafimet tua që më dhanë mbështetje e lumturi pafund.

Faleminderit që bashkë me mamin, më mësuat të jetoj e punoj me dinjitet e dashuri për familjen, miqt e dashamirët duke mos ja kthyer kurr shpinën vendit tim.

Të dua deri në frymën e fundit!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat