Daçiqi i hedh benzinë zjarrit: Po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë

Lajme

Daçiqi i hedh benzinë zjarrit: Po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:18
Ivica Daçiq

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, është bashkuar në histerinë e zyrtarëve serbë të cilët po i thurin lavde presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Daçiq ka bërë thirrje për unifikim në Serbi, pasi sipas tij në këtë situatë do të zgjidhet një opsion mes luftës dhe paqes.

“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, tha ai pë Tanjug.

Vuçiq, i cili ka kërcënaur me luftë, sipas Daçiqit “dëshiron ta ruajë paqen”.

Daçiq i ka bërrë thirrje edhe Bashkimit Europian që të reagojnë kundër Kosovës, e cila sipas tij po merr vendime që “e rrezikojnë paqen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat