Petkoviç kërcënon hapur se nëse NATO nuk ndal ndërhyrjen e ROSU atë do ta ndal populli serb

Lajme

Petkoviç kërcënon hapur se nëse NATO nuk ndal ndërhyrjen e ROSU atë do ta ndal populli serb

Nga: F. B. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 21:42
Petar Petkoviç

Pikërisht në ditën kur në Beograd, Eskobar edhe Lajçak po përpiqen të gjejnë zgjidhje për uljen e tensioneve në prag të 1 shtatorit kur do nis aplikimi i masave reciproke për dokumentet dhe tabelat serbe, shefi i delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviç po kërcënon hapur se nëse NATO nuk ndal ndërhyrjen e ROSU atë do ta ndal populli serb, duke theksuar se nuk do lejohet përndjekja e serbëve.

Petkoviç këtë e tha si reagim në deklaratën e Kurtit se asgjë nuk do ta ndal policinë në zbatimin e masave theksoi se Kurti ka kërcënuar me konflikt dhe dhunë, duke thirr në marrjen e veriut me çka është tregon se është i fiksuar në këtë me vite, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Petkoviç tha se deklarata e Kurtit se asgjë nuk mund ta ndal intervenimin e njësive speciale, përveç thirrje dhe kërcënim për konflikt e dhunë.

“Kam vetëm një porosi për Kurtin – NATO është e obliguar të evitoj secilën ndërhyrje të ROSU në veri, nëse ata nuk dojnë, ndërhyrjen e ROSU e ndal populli serb” tha Petkoviç.

Të jem deri në fund i qartë shtoi Petkoviç, ky është kërcënim direkt për dhunë dhe konflikt për të marr veriun me çka është i fiksuar, ROSU sipas tij nuk ka çka lyp në veri, as në një asnjë shkronjë a cilëndo pikë të marrëveshjes theksoi ai.

“Për punët policore në veri sipas marrëveshjes së parë të Brukselit është i obliguar Drejtoria Policore Veri, ku sipas strukturës etnike 95 për qind duhet të jenë serb dhe komandanti i propozuar nga kryetarët e komunave të veriut” tha ai.

“Njësitet ROSU që janë formacione të armatosura deri në dhëmbë dhe me automjete të blinduara nuk guxojnë të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it dhe kryetarëve të komunave sipas marrëveshjes së nënshkruar me NATO-n nga Prishtina në vitin 2013” tha Petkoviç.

Sipas tij maskat kanë rënë dhe fajtor kryesor për nxitjen e konfliktit është Kurti që ka qëllim dëbimin e serbëve.

"Nëse nuk e ndal dikush këtë njeri ai nga rajoni do krijoj fuqi baroti sepse është i gatshëm për çdo gjë,  Beogradi do bëjë çdo gjë të ruhet paqja, por nuk do lejoj përndjekjen dhe dhunën ndaj popullit serb” tha ai në kumtesë me shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat