​Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi nesër në Kosovë

Lajme

​Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi nesër në Kosovë

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:34
Rasko Konjevic

Nesër në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, me delegacionin e tij të lartë.

Me këtë rast, ai në ora 09:00, do të pritet me ceremoni ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime në mes tyre dhe në nivel të delegacioneve.

Në fund, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, të dy ministrat do të adresohen me deklaratë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat