Vuçiq hidhërohet në deklaratën zëdhënësit Stano, paralajmëron përgjigje të ashpër

Lajme

Vuçiq hidhërohet në deklaratën zëdhënësit Stano, paralajmëron përgjigje të ashpër

Nga: F. B. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:11
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka përgatitur në emër të Serbisë përgjigje të ashpër edhe të vendosur administratës së Brukselit të cilën e paralajmëron brenda 72 orëve, ndërkohë që analistë të ndryshëm vlerësojnë se atë e ka për “konsum të brendshëm”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Aleknsandar Vuçiq ishte i hidhëruar dhe shokuar pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së Peter Stano, krijuesit të shprehjes për "përgjegjësinë e dy palëve" edhe në rastet kur ROSU shtinte me armë në serbët e paarmatosur në Kosovë, që ditë më parë vazhdoi diskursin kundër serb me vërejtjet rreth planit konsultues të nënshkruar mes ministrive të Rusisë dhe Serbisë në Nju Jork.

Vuçiq ishte dukshëm i revoltuar me deklaratën e Stanos dhe po përgatit përgjigje “pa qime në gjuhë”, aq më parë që ai si zëdhënës i klubit të 27 vendeve nuk u prononcua kur ditë më parë në Banin Most pati tentim vrasje  ndaj të riut serb si dhe “ndërhyrjes dhe lëvizjes së FSK në territorin e komunës së Zubin Potokut”, që u demantua nga Prishtina.

Këtë sipas “Kurir”, Stano e heshti, por nuk harroi të kërcënoi Serbinë për shkak të planit teknik konsultues mes shefave të diplomacive serbe e ruse, ku nuk ka asgj që ndërlidhet me sigurinë.

Gazeta përkujton deklaratën e Stano dhe shqetësimin që shpreh Brukseli lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes mes Serbisë edhe Rusisë. Por analistë në medie e vlerësojnë këtë si tjetër reagim për konsum të brendshëm nga Vuçiq.

“Jetojmë në kohën kur Rusia ka bërë invadim dhe agresion në Ukrainë në një vend sovran vend fqinj...në këto rrethana shohim ministrin e jashtme të Serbisë që pranon konsultime të rregullta me ministrinë ruse që bënë agresion kriminal dhe është shenjë e qartë e përpjekjes për forcimin e lidhjeve mes Serbisë edhe Rusisë, gjë që është çështje shqetësuese serioze” tha Stano.

Zyrtari evropian ka shtuar se “BE ishte e qartë me partnerët e saj, posaçërisht me vendet që synojnë bashkëngjitjen në BE si Serbia që është kandidat, se raportet në rrethanat aktuale me Rusinë nuk mund të jenë të zakonshme. Është e pamundshme bashkëpunimi me këtë regjim, që kryen krime dhe këtë ne e përcjellim dhe kuptojmë si çështje serioze” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat