Çfarë u zbulua nga arrestimi i një tjetër të dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Çfarë u zbulua nga arrestimi i një tjetër të dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 09:29
Oliver Ivanoviq

Me arrestimin i ish-pjesëtarit të xhandarmërisë Milan Mihajloviq Pop, i cili dyshohet se i përket grupit kriminal që organizoi vrasjen e Ivanoviqit, vazhdon tradita tragjike që pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe dyshohen se kanë marrë pjesë në krimet më të rënda politike.

Milan Mihajloviq Pop, ish-pjesëtar i detashmentit të xhandarmërisë në Kraljevac, u arrestua më 19 tetor, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimin se i përket grupit kriminal që organizoi vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes, në shtëpinë familjare në Leposaviq, nga pjesëtarë të Shërbimit të Sigurisë së Kosovës të armatosur me tuba të gjatë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje me vetura civile.

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës, Mihajloviqit të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, siç ka konfirmuar për NIN avokati i tij Miodrag Brkljaç, pas së cilës është transferuar në njësinë e paraburgimit në Gjilan.

Pas tri viteve të kaluara në xhandarmëri, Mihajloviq u caktua në departamentin e policisë së Mitrovicës Veriore. Gjatë vizitave në Kosovë të ish-ministrit, Goran Bogdanoviq, ai disa herë është parë në shoqërinë e tij.

Ai ka qenë i punësuar në Departamentin e Policisë së Mitrovicës së Veriut deri në fillimin e procesit të integrimit të policisë së veriut të Kosovës në Shërbimin Policor të Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Ai nuk është i integruar në SHPK.

Emri i Mihajloviqit përmendet në disa vende në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila, t’ju rikujtojmë, edhe për katër vjet e gjysmë është akti i vetëm juridik zyrtar i nxjerrë për vrasjen e Ivanoviqit. Sipas dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë të shënuar si B1, Mihajloviq ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Milan Radoiçiqin gjatë vitit 2017 dhe konsiderohej i besuari i tij. Periudha në fjalë është vera e vitit 2017 dhe koha e zgjedhjeve parlamentare, pak para zgjedhjeve lokale në Kosovë, kur ka disa sulme në objektet e partive opozitare dhe djegie të veturave të politikanëve opozitarë në veri të Kosovës.

Ky dëshmitar ka thënë se Mihajloviq e ka kërcënuar rëndë gjatë një bisede të mëvonshme në të cilën përmendet i ndjeri Oliver Ivanoviq, për këtë arsye ka kërkuar që t’i sigurohet shtëpi. I njëjti dëshmitar ka deklaruar se, sipas njohurive të tij, Mihajloviq nuk ka qenë në Leposaviq më 16 dhe 17 janar 2018, gjë që ky dëshmitar, siç thuhet në aktakuzë, e ka pasur të çuditshme.

Sipas informacioneve që kanë mbërritur në mediat kosovare nga Prokuroria Speciale, Mihajoviq ka qenë i padisponueshëm për autoritetet e Kosovës në periudhën nga viti 2019, kur për të ishte lëshuar urdhër-arresti, të cilin ai e mohoi në deklaratën e tij të parë para gjykatës të premten, më 21 shtator , kur i ishte caktuar mbajtja.

Milan Mihailoviç është në listën e personave ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione.

Ai ishte përmendur edhe më herët si njëri nga të dyshuarit në këtë rast, por nuk ishte përfshirë në aktakuzën e ngritur.

Mihailović është një nga nëntë bashkëpunëtorët e Zvonko Veselinović-it që kanë punuar për të ose në emër të tij, poashtu i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M., dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Po ashtu, i njëjti që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur Urdhërarrest në fuqi, dhe më datë 19.10.2022, në orët e mbrëmjes është arrestuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që procedura penale të vazhdoj pa pengesa.

Politikani Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të 2018 dhe rasti i tij akoma nuk ka marrë epilogë përfundimtarë nga Gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat