Politikani serb pretendon se policët në veri po zëvendësohen me detyrim nga policët serbë: Thirrje ndërkombëtarëve

Lajme

Politikani serb pretendon se policët në veri po zëvendësohen me detyrim nga policët serbë: Thirrje ndërkombëtarëve

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 20:28
Aleksandër Arsenijeviq

Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë “Mbijetesa Serbe”, po pretendon se policë serb në jug të Ibrit, po refuzojnë që të punojnë vullnetarisht në veri, dhe se ata, tashmë po zëvendësohen, duke i bërë kështu një thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar.

Asenijeviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se ka informacione që “është marrë porosia” dhe ata po zëvendësohen.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë aktorëve që të parandalojnë këtë manovër të tmerrshme të qeverisë në Prishtinë. Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë dhe shtetit ligjor”, tha ai.

Ai ka thënë se probleme serioze mund të krijohen në “mjediset e pambrojtura” në jug që janë “më të ndjeshme” ndaj incidenteve ndëretnike.

Postimi i plotë i Arsenijeviq në Facebook:

Shumë policë të kombësisë serbe në jug të Ibrës refuzuan të punojnë vullnetarisht në veri dhe të zëvendësojnë kolegët e tyre.

Tani sipas informacioneve tona është marrë porosia dhe janë duke u zëvendësuar.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë aktorëve që të parandalojnë këtë manovër të tmerrshme të qeverisë në Prishtinë.

Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë dhe shtetit ligjor.

Një problem serioz mund të krijojë ato mjedise të pambrojtura në jug që janë më të ndjeshme ndaj incidenteve ndëretnike dhe nën dritën e një akuze të fortë nacionaliste.

Ne besojmë se kjo nuk është një zgjidhje adekuate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat