Vuçiq: Ja, nuk e duam Kosovën në OKB, tani a doni të na bombardoni?

Lajme

Vuçiq: Ja, nuk e duam Kosovën në OKB, tani a doni të na bombardoni?

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka pasur edhe një adresim popullist për konsum të brendshëm duke pretenduar se “ai vazhdimisht ka theksuar se cilat janë vijat e kuqe të Serbisë dhe për çfarë nuk do të diskutojë fare”.

“Ju po kërcënoni me ndërprerje të negociatave? Epo, nuk është problem. Dhe çfarë do të bëni atëherë? Si do t’i zgjidhni problemet? Ja, këtu po themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe çfarë do të bëni, do të na bombardoni, do të na vendosni sanksione?

Mbi bazën e cilit akt, kur korniza e plotë ligjore ndërkombëtare është në favor të Serbisë? E di se çfarë situate e ndërlikuar po na pret”, ka thënë Vuçiq duke u përpjekur të duket i nervozuar.

Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit evropianë ishin racionalë në qëndrimin e tyre, po ashtu edhe amerikanët, për çka “ai u është mirënjohës të gjithëve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat