Daçiqit ‘i dhemb’ aplikimi për kandidat në BE nga Kosova

Lajme

Daçiqit ‘i dhemb’ aplikimi për kandidat në BE nga Kosova

Nga: F. B. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 09:52
Ministri i jashtëm i Serbisë Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Daçiq që po merr pjesë në Logje të Polonisë në Këshillin e ministrave të vendeve anëtare të OSBE-së theksoi se “Prishtina u shpërblye për jo konstruktivitetin dhe hapat e njëanshëm, ndërkohë që Serbia që është korrekte po kërcënohet dhe do duartrokitet nëse do thotë se Krime e Donbas janë pjesë të Ukrainës, por nuk beson nse do thot se Kosova shtë Serbi” , shkruan”Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ai kritikoi Kurtin që ka deklaruar se dialogu me Beogradin nuk është prioritet dhe që mohon marrëveshjen e Brukselit, duke thënë se asociacioni kurrë nuk do të formohet. “Kjo duhet ta shqetësoj bashkësinë ndërkombëtare, pasi direkt pështyn në integritetin e BE-së si nënshkruese e marrëveshjes së Brukselit, andaj BE duhet t ruaj autoritetin” mendon Daçiq për “RTS”

"Liberalizimi i vizave për Kosovën është lajm i keq për Beogradin dhe indikator se kush është i përkdhelur, shihet se Prishtina është fëmijë i tyre pa marr parasysh se dikujt nuk i pëlqen e vërteta, ata gjithë bëjnë atë që kërkon fëmija i tyre dhe kjo është porosi për standard të dyfisht” tha Daçiq.

"Tema kryesore e Samitit në Poloni është integriteti i Ukrainës dhe do marr duartrokitje nëse them se Krime edhe Donbas janë Ukrainë, ndërsa nuk besoj në duartrokitje nëse them se Kosova është Serbi”.

Daçiq tha se në takim me Borel i ka prezantuar problemet me të cilat Beogradi po përballet lidhur me refuzimin e përmbushjes së marrëveshjeve të nënshkruara gjë që paralizon dialogun.

"Nuk mundemi me marrëveshjet e reja ato të vjetra të hidhen në ujë” tha Daçiq.

Lidhur me hapat që Serbia mund të marr për pengimin e Kosovës për anëtarësim dhe statusin e kandidatit në BE, ai u shpreh se nuk mund të pengojmë diçka ku nuk jemi anëtar.

"Ne nuk jemi anëtar të BE-së, vendet anëtare votojnë për atë, 5 vende nuk e njohin dhe Hungaria që e pranon ka thënë se nuk do të votoj për pranimin e Kosovës” tha ai.

Daçiq tha se Prishtina do shkojë në formulimin se kjo nuk ka lidhje me statusin, po vetëm dëshirën për kandidat e për status do bisedohet më vonë.

"Nëse e bëjnë këtë, do vrasin bisedimet sepse për çka do bisedohet nëse pranohet statusi i kandidatit, kjo do të thotë se i kanë pranuar si shtet” tha Daçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat