Zana Avdiu paditet në gjykatë nga ky futbollist

Lajme

Zana Avdiu paditet në gjykatë nga ky futbollist

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 13:52
Zana Avdiu

Aktivistja Zana Avdiu është paditur në gjykatë nga ish-futbollisti Liridon Leci.

Avokati Nasuf Hasani ka njoftuar se është dërguar padia në gjykatë derisa e ka postuar një fotografi me Lecin.

“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyerje ndaj Zana Avdiut!”, shkruan Hasani.

Avdiu gjatë një debati televiziv shpërtheu në debat me Lecin duke e krahasuar me serbët.

Krejt kjo ndodhi pas postimit të Zana Acvdiut në “Facebook” në lidhje me reagimet e Granit Xhakës në ndeshjen Serbi – Zvicër ku kosovari pas provokimeve të shumta ua tregoi me dorë organin gjenital futbollistëve serbë në bankën rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat