Policia: Nuk ka të arrestuar apo dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së gruas në Dragash

Lajme

Policia: Nuk ka të arrestuar apo dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së gruas në Dragash

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Policia

Policia sot ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një gruaje në fshatin Kuk të Dragashit.

Deri tani nuk ka të arrestuar apo dyshuar lidhur me rastin.

“Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk. Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes. Ne ora 12:30, mjeku kujdestar I QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.”, ka bërë të ditur Policia.

Bazuar në të dhënat e Policisë, për këtë viktimë ka qenë i hapur vetëm një rast i dhunës në familje”, më 08.11.2022 dhe ky rast është proceduar në prokurori, derisa raste të tjera nuk ka pasur.

Policia ka potencuar se për rastin në fjalë s’ka pasur urdhër mbrojtës.

“Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohe ka qene në forme të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja te veçanta. Për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës , sipas familjareve viktima ka pasur problem te shumta shëndetësore (nuk ka qene në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike). E ndjera nuk ka pasur familje te ngushte, nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar. Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata ( gruaja e vëllait) dhe nipi. Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka marr rastin për hetim të mëtejmë, të cilat kanë ndërmarr dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit. “, ka bërë të ditur tutje PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat