Abdixhiku jep detaje nga jeta private, tregon si e njohu gruan e tij

Lajme

Abdixhiku jep detaje nga jeta private, tregon si e njohu gruan e tij

Më: 2 janar 2023 Në ora: 12:00
Lumir Abdixhiku dhe Albina

Lumir Abdixhiku e drejton partinë më të vjetër në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), timonin e së cilës e mori në vitin 2021.

Por Abdixhiku ka rrëfyer edhe disa pjesë të jetës së tij private.

Ai ka treguar për takimin dhe martesën me gruan e tij, Albinën.

Për të thotë se ajo ia duron të gjitha brengat që i dërgon në shtëpi prej përditshmërisë politike.

Me Albinën jam takuar në verën e vitit 2008. Në vendet e zakonshme të frekuentimit të kohës në Prishtinë. Më pas u martuam në vitin 2013. Pra jemi në vitin e 15 të lidhjes; dhe jam me fat për mbështetjen që marr nga ajo në çdo sferë të jetës. Albina është shtyllë e familjes sonë; ndonëse ka angazhime të punës e profesionale po aq të rënda. Disi ia del dhe t’i durojë gjithë brengat që i sjell në shtëpi nga politika, por dhe të më mbajë të përkushtuar në angazhimin që kam përpara”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat