Vuçiq pas takimit me Peach: Për ne çështja kryesore mbetet formimi i Asociacionit

Lajme

Vuçiq pas takimit me Peach: Për ne çështja kryesore mbetet formimi i Asociacionit

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:17
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach ka bërë të ditur se ka biseduar me të për dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Megjithatë, për ne çështja kyçe mbetet formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi që Kosova ka marrë dhe ka pranuar obligimet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe siguria e popullit serb në Kosovë për të cilën presim mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Vuçiq, raporton Novosti.

“Theksova se Serbia si gjithmonë mbetet sinqerisht e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon, e dëshmuar nga iniciativat e shumta të ndërlidhjes rajonale të drejtuara nga vendi ynë”, ka vijuar Vuçiq.

Ndryshe, emisari britanik, ka filluar të martën vizitën e tij në Serbi.

Kjo vizitë e tij në Beograd vjen pas vizitës 12 ditore të tij në Kosovë.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që më 20 janar ta vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat