​KFOR-i thotë se është i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë

Lajme

​KFOR-i thotë se është i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 19:09
KFORI-i

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi njësitë e KFOR-it të stacionuara në Camp Villaggio Italia, me rastin e marrjes së ardhshme të kontingjentit italian.

Gjenerali Ristuccia u prit nga Komandanti i RC-Ë dhe u takua me përfaqësuesit e kontingjenteve ndërkombëtare të pranishëm në bazë.

Duke shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim për të garantuar siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

“KFOR-i është plotësisht i përgatitur dhe i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në një njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat