Paralajmërimi i mikrobiologëve: Virusët sezonalë shtohen në shkurt

Lajme

Paralajmërimi i mikrobiologëve: Virusët sezonalë shtohen në shkurt

Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:58
Ilustrim

Influenca A si infeksion viral është në masë të madh i përhapur në këtë fillim vit.

Nga mostrat e testuara të sjella nga klinikat e QKUK-së dhe të referuara nga Kujdesi Parësorë,  ajo kryeson me 28%.

Pikun pritet ta ketë në muajin shkurt. Kështu bëjnë me dije nga Departamenti i Mikrobiologjisë në kuadër të IKSHPK-së.

Megjithatë, janë edhe shumë virus të tjerë tani në qarkullim të cilët përhapen nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Teksa simptomatologjia e këtyre viruseve është e ngjashme të cilat manifestohen me nxënie hundësh, dhimbje fyti, kollitje, ethe dhe plogështi.

Mikrobiologu Xhevat Jakupi ka një shpjegim për qytetarët të cilët në këtë kohë kanë ankesa se me gripin po përballen në një kohë më të gjatë.

Sipas mikrobiologut ka shumë raste që e kalojnë një infeksion viral dhe pas disa ditë atakohen me një virus tjetër, dhe kësisoj qytetarët konsiderojnë se gripi po i mban gjatë.

Edhe fëmijët nën moshën 5 vjeç, ata deri 1 vjeç dhe të porsalindurit ka disa muaj që po atakohen nga virusi RSV duke mos i përjashtuar edhe të moshuarit që kanë telashe me imunitetin dhe sëmundjet kronike, virus ky që shkakton inflamacion në rrugët respiratore të poshtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat