Kryeministri kroat distancohet nga deklarata skandaloze e Milanoviq, flet fjalë të mëdha për Kosovën

Lajme

Kryeministri kroat distancohet nga deklarata skandaloze e Milanoviq, flet fjalë të mëdha për Kosovën

Më: 30 janar 2023 Në ora: 21:24
Andrej Plenkoviq

Deklarata e presidentit kontravers kroat, Zoran Milanoviq, se ”perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“, është kritikuar në opinion publik në Kroaci.

Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kreu i ekzekutivit kroat ka thënë se presidenti po e turpëron Kroacinë me deklaratat e tij.

Por shton se  “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt”.

Milanoviq është shndërruar në “hero” nëpër mediat serbe. Ai njihet për diskursin e tij pro-rus.

Deklarata e tij se ”Kosova është aneksuar“ po cilësohet si skandal diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat