I dënuar nga drejtësia gjermane, kapet në Kukës i shumëkërkuari nga Kosova

Lajme

I dënuar nga drejtësia gjermane, kapet në Kukës i shumëkërkuari nga Kosova

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një shtetas nga Kosova, në kërkim nga autoritetet gjermane është arrestuar me qëllim ekstradimi në pikën kufitare të Morinit në Kukës.

Si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana është vënë në pranga 45-vjeçari Armend Morina nga Gjakova, për të cilin drejtësia gjermane kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar.

Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 6 muaj burgi, për mashtrim dhe mbajtje e sendeve të vjedhura.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat