“Kuvendi digjet, Igor krihet”- Deputeti serb shikon serial në telefon teksa kolegët iu vërsulen Vuçiqit

Lajme

“Kuvendi digjet, Igor krihet”- Deputeti serb shikon serial në telefon teksa kolegët iu vërsulen Vuçiqit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:21
Igor Beçiç

Ditën e enjte parlamenti serb u përfshi nga kaosi, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç po mbante fjalimi ne tij për Kosovën dhe planin franko-gjerman.

Teksa disa deputetë arritën deri në përplasje fizike, duket se një person nuk ka dashur fare të përfshihej, pasi ishte i zënë me diçka më të rëndësishme.

Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç e shfrytëzoi kohën për të parë një serial gjatë seancës parlamentare.

Ai u fokusua nga kamerat teksa ishte tepër i fikusuar në atë që po shihte, edhe pse herë pas herë duartrokiste, por më pas vazhdonte që të ndiqet serialin e tij me shumë ëndje.

Igor Beçiç iu bashkua Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2008. Ai doli në qendër të vëmendjes së publikut pas një incidenti në Parlamentin serb në shkurt të vitit 2009, kur u sulmua nga ish-kolegu i partisë Srboljub Zhivanoviç, anëtar i Partisë Radikale Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat