Apeli dëmshpërblen familjen Kastrati, babai i Dianës e quan vendimin qesharak

Lajme

Apeli dëmshpërblen familjen Kastrati, babai i Dianës e quan vendimin qesharak

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 19:35
Gëzim dhe Diana Kastrati.

Gjykata e Apelit ka marr vendim që familja e së të ndjerës Diana Kastrati, e cila u vra nga ish-bashkëshorti, të dëmshpërblehet me 30 mijë euro.

Këtë vendim e quajti qesharak babai i së ndjerës, Gëzim Kastrati.

Për Info Magazine ai u shpreh se sot është njoftuar nga mediat se sot është nxjerrë një aktgjykim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, ku siç tha, shkruan që ata kompensohen “për dëme jomateriale me 30 mijë euro”.

“Ky është një vendim shumë qesharak, sepse vet Këshilli Gjyqësor me ankesën e paraqitur pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë ka rënë në kundërshtim me vendimet e veta dhe me vet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

“Me këtë aktgjykim, për fat të keq favorizon kriminelët në Republikën e Kosovës. Nuk ka para që e zbutë dhimbjen time në këtë rast dhe te gruas time për humbjen e vajzës, por me këtë rast e vetëdijeson shtetin, këshillin gjyqësor, policinë e organet e rendit për mosveprimin e tyre”, dekalaroi Kastrati.

Ai po ashtu shtoi se padia nga ana e tij është bërë për shkak të mosveprimeve të shtetit, të Këshillit Gjyqësor dhe organeve të rendit të Republikës se Kosovës, në rastin e vajzës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat