Faton Peci me numër 24: Pas bujqësisë në mëngjes, koha për futboll

Lajme

Faton Peci me numër 24: Pas bujqësisë në mëngjes, koha për futboll

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka postuar fotografi nga një fushë sportive, ku ka shkruar ‘e diela sportive’.

Peci bashkangjitur më këtë fotografi, Peci ka shkruar se pas bujqësisë në mëngjes, e luftës ndaj bandave të drogës në drekë, tash në mbrëmje ka gjetur kohë edhe për sport.

Peci në fotografi shihet me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

“E diela sportive me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Blerim Gashani. Në mëngjes promovuam bujqësinë, në drekë luftuam bandat e drogës e në mbrëmje, përkundër moshës guxuam të promovojmë se një mendjeje të shëndoshë i duhet një trup i shëndoshë.” – ka shkruar Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat