“Alo” e Vuçiqit sulmon Sonja Biserkon që festoi pavarësinë e Kosovës në Beograd

Lajme

“Alo” e Vuçiqit sulmon Sonja Biserkon që festoi pavarësinë e Kosovës në Beograd

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Sonja Biserko ka marrë pjesë në organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd për festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Gazeta serbe “Alo” e cila është në shërbim të regjimit të Aleksander Vuçiqit ka shënjestruar sot Sonja Biserkon e cila ka marrë pjesë në organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd për festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Për këtë medium, prania e Biserkos në këtë ceremoni festive është “një provokim”.

Në këtë organizim Biserko është parë në shoqërimin e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi dhe Përfaqësuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës atje, Jetish Jasharin.

"Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd", shkroi Kamberi dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat