Gazetari serb: Fjalët e Hillit mund të paraqesin ndërrimin e qëndrimit të Amerikës për bombardimet e NATO-s

Lajme

Gazetari serb: Fjalët e Hillit mund të paraqesin ndërrimin e qëndrimit të Amerikës për bombardimet e NATO-s

Më: 26 mars 2023 Në ora: 11:28
Christopher Hill

Gazetari Dragan Bisenic ka komentuar deklaratat e ambasadorit amrikan Christopher Hill për bombardimin e ish-Jugosllavisë më 1999. 

Bisenic beson që deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi ku shprehet keqardhje për bombardimin dhe ju kërkohet falje viktimave mund të përfaqësojë “pikë kthese në të kuptuarit e Amerikës për bombardimet”. 

Gazetari që merret me politikë të jashtme, u shpreh se “vendi ku ka vetëkritikë të qartë dhe sens të pranimit të përgjegjësisë është vlerësimi i Hillit ku thotë se diplomacitë dështojnë”. 

“Deklarata e ambasadorit Hiill mund të paraqes një pikë thelbësore kthese në të kuptuarit e Amerikës dhe qasjen e saj ndaj bombardimit të Serbisë, atëherë Jugosllavi, dhe s’duhet ta humbim rastin që na shfaqet tash. Fjalët e ambasadorit amerikan nu kshprehin vetëm opinionin e tij por edhe opinionin e Departamentit të Shtetit dhe ndoshta Shtëpisë së Bardhë,” – shkroi z. Bisenic.

Por, ai vazhdon tutje duke thënë: 

“Duket se ambasadori Hill e ka të qartë se, kur vjen puna te të kuptuarit e Serbisë për shkaktarin (e bombardimeve) nuk ka gati asnjë shans që të pranohet versioni i Amerikës dhe NATO-s për “parandalimin e gjenocidit”, të paktën jo pas Irakut, Libisë dhe Sirisë.”

Është e vërtetë se ambasadori Hill u shpreh që populli serb nuk do ta harronte dhe nuk duhej ta harronte atë kohë në kontekstin e kërkimfaljes për viktimat e bombardimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat