Stano: Institucionet e BE-së nisin me Kosovën dhe Serbinë përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit

Lajme

Stano: Institucionet e BE-së nisin me Kosovën dhe Serbinë përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit

Nga: F.B. Më: 28 mars 2023 Në ora: 10:44
Peter Stano

Në ditët që vijnë institucionet e BE-së me mbështetje të drejtuesve të BE-së do nisin hapat e parë të përmbushjes së marrëveshjes së Ohrit së bashku me Kosovën dhe Serbinë, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se palët janë obliguar për përmbushjen e marrëveshjes nga Ohri dhe aneksin e sja, ndërsa nëse nuk e bëjnë braktisin rrugën drejt BE-së. Stano përkujtoi fjalët e Borrellit se “të dy palët do konsultohen në kryerjen e punëve të tyre në përmbushjen e marrëveshjes së rrugës së normalizimit zë raporteve mes Kosovës edhe Serbisë".

“Imazhi ndërkombëtar dhe besimi mes Kosovës edhe Serbisë do të jetë në lojë, kështu që ato duhet të tregohen si partner të besuar për BE dhe është e domosdoshme përmbushja e asaj që kanë premtuar” tha Stano, që konfirmoi se rregullat e marrëveshjes do vendosen në kapitullin 35 të bisedimeve mes Serbisë edhe BE-së dhe programit special të BE-së për normalizimin me Kosovën.

Kjo sipas tij nënkupton se “palët janë të obligueshme të përmbushen dispozitat e marrëveshjes nëse duan përparim kah BE, ndërsa mos përmbushja është braktisje e rrugës së BE-së".

Stano nënvizoi se Borell njoftoi “liderët lidhur me marrëveshjen dhe përmbushjen në vepër të saj, duke hedh poshtë spekulimet se marrëveshja nuk vlen pa nënshkrime – rëndësia e marrëveshjes matet me aplikimin dhe përmbushjen e jo me nënshkrimin e saj”.

Borrel sipas tij bëri të ditur se “marrëveshja e Ohrit është detajuar dhe duhet përmbushet pa lënë hapësirë për zgjedhje çka duan apo nuk duan”, po ashtu BE ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin ato për të cilat u pajtuan në marrëveshje dhe aneks në Ohër.

Në pyetjen e “Beta” çka ka menduar Lajçak kur tha se “duhen fokusuar dhe niset me çështjet që Kosova edhe Serbia mund të bëjnë menjëherë, Stano tha se “palët e dinë se duhet pajtohen dhe strikt të përmbushin marrëveshjen e Ohrit dhe Be do i ndihmoj, por nuk i takon të propozoj zgjidhje specifike, përderisa kanë marr obligime”.

“Palët edhe njëra edhe tjetra e dinë cilat mund të jenë pasojat nëse nuk përmbushin marrëveshjen, sikurse do kenë përfitime nëse ajo përmbushet” tha ai. Ndërsa në konstatimin e “Beta” se Borell ka thënë se në aneks qëndron se Kosova është obliguar për formimin e asociacionit, ekipi i Beogradit ka draftin e statutit, çka bëhet nga Prishtina? Stano tha se Kosova është e njoftuar me këtë, si duhet të arrihet zgjidhja për asociacion.

Ndërsa në pyetjen nëse BE sheh si problem në hapat e parë për formimin e asociacionit, refuzimin e Listës Serbe dhe kërkesat e saj që së pari të formohet asociacioni dhe tërhiqen njësitet speciale nga veriu, Stano tha se “BE shpreh keqardhje që LS nuk shfrytëzon të drejtën demokratike për pjesëmarrje në zgjedhje, por ajo është çështje e brendshme e tyre politike dhe përcaktimit të hapave”.

“Nëse LS konsideron se nuk duhet merr pjesë në zgjedhje, është çështje e saj, por obligimet e marrëveshjes mbeten dhe duhen përmbushen” tha Stano.

Diplomati nga Brukseli është pyetur edhe për obligimin e Kosovës për sigurimin e vetëqeverisjes për bashkësinë serbe në Kosovë dhe nëse asociacioni do ketë kompetenca ekzekutive, ai theksoi se “kjo gjithsesi do zgjidhet përmes dialogut, sepse të gjitha çështjet e hapura duhen diskutuar e gjetur zgjidhje- Prishtina edhe Beogradi do bëjnë atë e BE do iu ndihmoj në gjithçka”.

Lidhur me çështjen e personave të pagjetur dhe obligimet e marra, ai shtoi se “secili problem i hapur, do vendoset në tavolinë dhe duhet zgjidhet sipas asaj që shkruan në marrëveshjen e Ohrit, sepse vetëm zgjidhja e çështjeve të hapura shpie në rezultatin e dëshiruar e kjo është normalizimi i raporteve mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat