Sulmi ndaj Top Channel, publikohet video kur qytetarit nga Kosova i ishte vjedhur “Range Rover” në vitin 2020

Lajme

Sulmi ndaj Top Channel, publikohet video kur qytetarit nga Kosova i ishte vjedhur “Range Rover” në vitin 2020

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:21
“Range Rover”

Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rover” nga e cila u krye dhe sulmi ndaj Top Channel i përkiste një shtetasi nga Kosova.

Në njoftim thuhet se vetura ishte vjedhur në korrikun e vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës.

Më pas, në 31 dhjetor 2022 targat që Range Rover kishte natën kur ndodhi sulmi, ishin vjedhur po në këtë datë.

Në vitin 2020, në media ishin publikuar e vjedhjes së veturës luksoze në oborrin e hotelit ku po qëndronte Ramadan Makolli.

I dëmtuari Makolli ka thënë ndërkaq se vetura i është vjedhur nga pronari i hotelit ku po qëndronte për pushime.

Pamjet mund t'i shihni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat