Nenad Rashiç për mediet serbe: Marrëveshja që pranoi Vuçiq është njohje de facto e Kosovës

Lajme

Nenad Rashiç për mediet serbe: Marrëveshja që pranoi Vuçiq është njohje de facto e Kosovës

Nga: F. B. Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:30
Nenad Rashiq

“Deri me 18 prill qeveria e Kosovës duhet të dal më propozimin për vetë-menaxhimin e serbëve të Kosovës, sa di ka 15 modele nga praktika në BE që duhen të përshtaten në kuadrin ligjor të Kosovës ndërsa realizimi duhet të nis pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, tha ministri i qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiç, duke shtuar se pranimi i marrëveshjes nga Vuçiq është de facto pranim i Kosovës, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”

“Unë kam mbështet marrëveshjen dhe ajo përbën kuadër politik që nga këndvështrim i serbëve lokal mundëson mbrojtje dhe të drejtat tona. Për shkka tensioneve të vazhdueshme, secila marrëveshje është e mire për ne, në pikën tre thuhet se palët do përmbahen nga masat radikale dhe deklaratat nxitëse, andaj konsideroj se çdo formë kompromisi për ne që jetojmë këtu është fitore”.

Rreth pikës katër nga marrëveshja ku nënkuptohet pranimi që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, Rashiç tha se “edhe në pikën dy keni pranimin e dokumenteve, pasaportave e diplomave… Kjo do thotë shuarjen shkallë-shkallë të gjitha institucioneve të Serbisë në Kosovë, punë që ka nis me policinë, gjykatat etj. Po ashtu mashtrimi se ‘nuk ka dorëzim” dhe se mbeten targat KM, pasi Beogradi ka pranuar heshtur çdo gjë dhe mashtrimi i qytetarëve, po kështu edhe pika 4, Serbinë askush nuk do ta pyes për pajtim për hyrjen e Kosovës në OKB”.

Edhe pse kjo është një nga dy vijat e kuqe të Vuçiq, ai çdo gjë që thotë nuk e jap  në fund del ndryshe, këtë e them nga takimet e shumta përfshirë të dërguarin amerikane Eskobar – përsëris se Serbia nuk është në gjendje të vendos nëse Kosova do anëtarësohet në OKB.

Rreth fillimit të implementimit të marrëveshjes, Rashiç u shpreh se: "pas marrëveshjes sikur u kthyem prapa dhe kjo shihet nga zgjedhjet në veri, kam pritur se Lista Serbe megjithatë do dal në zgjedhje, por për befasi ata thanë jo. Nëse nuk duan të jenë pjesë e implementimit qysh në fillim, kjo do jetë salto mortale që do largoj qytetarët tanë në veri nga Kosova, LS gjatë gjithë këtyre viteve vetëm një gjë e ka bërë mirë është zhvendosja e serbëve nga Kosova, andaj ky vendim është jo vetëm i pakuptueshëm por me pasoja , pasi kanë shkatërruar moralin e njerëzve".

Në pyetjen çka do thotë nëse në veri serbët nuk kanë këshilltarë dhe kryetar komune, Rashiç tha se “Kjo do të thotë se komuna e veriut të Mitrovicës dhe Zubin Potokut të kenë kryetar shqiptar dhe do të kryejnë punë si donë vetë, me këtë edhe atë pak shpresë që kishin njerëzit në veri po shuhet dhe nuk kanë kujt të i drejtohen. Deri me 18 prill qeveria e Kosovës duhet të dal më propozimin për vetë-menaxhimin e serbëve të Kosovës, sa di ka 15 modele nga praktika në BE që duhen të përshtaten në kuadrin ligjor të Kosovës ndërsa realizimi duhet të nis pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirës”, tha ministri i qeverisë së Kosovës Nenad Rashiç.

Në konstatimin se ao thotë kjo njohje të ndërsjellë, Rashiç tha se pika dy thotë njohje të simboleve edhe pasaportave, nëse kjo nuk është de facto njohje, unë nuk çfarë mund të jetë. Çka duhet të ndodhë nëse jeni integruar plotësisht… si mund të njihni simbolet e dokumentet, si duhet të quhet kjo n[se jo pranim, mbase nuk jam kompetent, por nuk ka emërtim tjetër veç njohes.

Rashiç theksoi se në mbledhjen e qeverisë pas Ohrit, kryeministri Kurti ka sqaruar pjesë nga marrëveshja dhe konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e procesit duke thënë se marrëveshja është në të mirë të Kosovës. Nuka kishte debat as polemika apo ajo, shumica nga ne mendojnë se teknikisht marrëveshja është precize dhe duhet mbështetur rekomandimet e BE-së.

Në pyetjen si duhet duket asociacioni, Rashiç tha se gabimi më i madh nga 2013 është se serbët ishin anashkaluar dhe nuk ishin përfshirë në proces. Prej fillimit kam thënë se serbët duhet të kyçen por do vij koha kur askush nuk do të dojë të marr përgjegjësi, tash vjen ajo kohë. Propozimi për asociacion në fund do jepet nga BE dhe palët duhet ta pranojnë, pastaj Prishtina jep komentet shtsë dhe merr detyrën e implementimit, nuk dihet rreth propozimit, sepse procesi po përcillet me mos informim të opinionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat