Investimi milionësh në Ulqin, “Jadran” pritet të shndërrohet në simbolin e turizmit malazez

Lajme

Investimi milionësh në Ulqin, “Jadran” pritet të shndërrohet në simbolin e turizmit malazez

Më: 7 prill 2023 Në ora: 20:38
Nënshkrimi i Aneksit IV

Ofertës turistike të qytetit bregdetar të Ulqinit së shpejti do t’i shtohet edhe Hoteli “Jadran”, një investim dhjetëra milionësh i kompanisë “Royal Company” nga Prishtina. Hoteli i famshëm në një nga vendet më të pëlqyera për kosovarët pritet të shndërrohet në një brend botëror fal investimit 40 milionë eurosh të kompanisë me pronar Arbër Kryeziu.

Për këtë qëllim të premten në Podgoricë, me praninë e zyrtarëve më të lartë të shtetit malazez, u nënshkrua Aneksi IV i kontratës për ndërtimin e këtij hoteli luksoz me pesë yje nga pronari i “Royal Company” dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike malazeze për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj.

Ky megaprojekt pritet të jetë një nga investimet më të mëdha në Ulqin ndërsa pritjet janë që t’i jap edhe një tjetër hov turizmit në shtetin fqinj. Hoteli pritet të ofrojë shërbime të larta, duke u bërë një vend i preferuar për turistët qe do të vizitojnë Ulqinin.

Investimi prej 40 milionë eurosh i “Royal Company” është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij ankesi.

Abazoviq deklaroi se Hoteli “Jadran” do të jetë vlerë e shtuar për Ulqinin duke u rikthyer në një brend botëror.

Abazoviq: Hoteli “Jadran” vlerë shumë e madhe për Ulqinin

"Uroj të gjithëve sukses e posaçërisht investitorit. Mali i Zi është i hapur për të gjitha investimet, për të gjithë njerëzit, kompanitë të cilët kanë të bëjnë me biznes i cili është transparent. Jemi shumë të gëzuar që edhe rajoni e ka një vullnet të cilin e ka Qeveria e Malit të Zi duke integruar investime të ndryshme. Shpresoj se ndërtimi i hotelit ‘Jadran’ në Ulqin do të jetë një vlerë shumë e madhe për qytetin. Do të kemi një brend botëror dhe jam më së i sigurt se të gjithë investitorët nga do që vijnë do të jenë shumë të kënaqur edhe me shërbime por edhe me kualitetin që do të ofrojë", tha Abazoviq.

Pronari i “Royal Company” nga Prishtina, Arbër Kryeziu tha se vlera e investimit do jetë mbi 40 milionë euro dhe premtoi se do të jetë një nga brendet më ekskluzive në botë.

Kryeziu: Vlera e investimit do jetë mbi 40 milion euro

"Sot nënshkruam Aneksin IV të kontratës për të hapur rrugën investimeve në turizëm në detin Adriatik në Ulqin në vendin Jadran të ish-Hotelit ‘Jadran’, investimi do të jetë së paku 40 milionë euro dhe brendi më ekskluziv, një nga brendet më ekskluzive në botë, ndaj ju falënderoj qeverinë, kryeministrin dhe gjithë qeverinë e Malit të Zi", tha Kryeziu.

Në emër të shtetit malazez, kontratën e nënshkroi kreu i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj, që deklaroi se e premtja mund të vlerësohet si një ditë e madhe për Ulqinin.

Mikijelj: Kjo është një ditë e madhe për Ulqinin

"Ulqini këtë e ka merituar dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'i uroj investitorit fat dhe pres që së shpejti të fillojnë me ndërtimin e një hoteli dhe në një periudhë të ardhshme të kemi jo vetëm një por disa hotele në zonat detare në Ulqin për kënaqësinë e industrisë turistike për kënaqësinë e qytetarëve të Ulqinit dhe për kënaqësinë e mjedisit të përgjithshëm turistik dhe ekonomik në Mal të Zi. Kjo është një ditë e madhe, besoj se vetëm përmes bashkëpunimit cilësor që kemi në ditë si kjo, do të ketë gjithnjë e më shumë në periudhën në vijim", tha Mikijelj.

Kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari, deklaroi se komuna e tij e ka merituar një investim të tillë dhe “Jadran” do të jetë një simbol i turizmit luksoz në të gjithë shtetin malazez.

Bajraktari: Ditë vërtetë e madhe për komunën e Ulqinit

"Kjo është një ditë vërtetë e madhe për komunën e Ulqinit, ndoshta një ditë historike. Më në fund, mendoj se komuna e Ulqinit më në fund do të marrë atë që meriton, e që është një hotel me pesë yje, një hotel që do të shënojë simbolin e turizmit luksoz jo vetëm në Ulqin, jam i sigurt se do të jetë simbol i turizmit të Malit të Zi, do të jetë një hoteli që do të menaxhojë një brend ndërkombëtare, emrin e të cilit do ta zbulojmë në periudhën e ardhshme, dhe jam i sigurt se me këtë investim do të shënojmë një fillim të ri të vërtetë për komunën tonë të Ulqinit", tha Bajraktari.

Nënshkrimi i Aneksit IV të kontratës do të mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit i cili do të jetë një nga më luksozët në bregdetin malazez i një brendi të njohur globalisht.

Punimet për këtë hotel pritet të nisin brenda pak muajsh ndërsa do të zgjasin 3 deri në katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat