Petkoviq mesazh Kurtit: Mos u shqetëso për serbët, ata e kanë presidentin e tyre

Lajme

Petkoviq mesazh Kurtit: Mos u shqetëso për serbët, ata e kanë presidentin e tyre

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:49
Petar Petkoviq

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i uroi besimtarët ortodoksë për Pashkë, duke thënë se do të kujdesen për ta.

Petkoviq i ka thënë Kurtit të mos shqetësohet për serbët.

“Vetem ju Albin Kurti mos u shqetësoni për serbët”, shktoi Petkoviq, duke përmendur “sulmet etnike”, që ai propagandon se po kryhen ndaj serbëve.

“Serbët kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, ka shkruar Petkoviq.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit si dhe sigurinë e përgjithshme. Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë. Gëzuar Pashkët”, ka thënë Kurti sot në një video-mesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat