Kërcënon Vuçiç: Shtinë në fëmijët tanë dhe Kurti do të udhëheq me komunat serbe - kjo nuk mund të ndodhë

Lajme

Kërcënon Vuçiç: Shtinë në fëmijët tanë dhe Kurti do të udhëheq me komunat serbe - kjo nuk mund të ndodhë

Nga: F.B Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:09
Aleksandar Vuçiq

"Jam i befasuar dhe shtangur me deklaratën e zëdhënësit të BE-së Stano, që ka theksuar se është i zhgënjyer me mos daljen e serbëve në zgjedhje, nuk mendoj atyre të ju sqaroj asgjë, sepse ata i dinë të gjitha", ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke kërcënuar se Kurti nuk mund të administrojë me komunat serbe, shkruan “Nova”, transmeton “Bota sot”.

"Ne deri tash kemi marr pjesë në 4 apo pesë palë zgjedhje të cikleve të ndryshme që janë organizuar nga Prishtina, e që nuk e ka formuar asociacionin e komunave. Pastaj pas dhjetë viteve që nuk e përmbushen në vepër, serbët deklaruan se nuk marrin pjesë në zgjedhje, nëse nuk përmbushet ajo që u nënshkrua, e përsëri pas kësaj serbët janë fajtorë“, tha Vuçiç.

Si tha ai “shtinë në fëmijët tanë e zgjedhjet mbahen në stacione policore dhe para policëve të armatosur deri në dhëmbë".

"Ftoj serbët që t'i zhgënjejmë edhe më shumë, të shohin se nuk munden me na shkel", tha Vuçiç.

Ai shtoi se “ju i keni dhënë liberalizimin, ia dhatë Këshillin e Evropës, tash edhe zgjedhjet dhe personalisht i dhatë Kurtit administrimin e komunave serbe”.

Ai theksoi se "kjo nuk mund të ndodhë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat