Rrëfimi prekës i babait që gjeti dy vajzat e vogla të masakruara në bunarin e oborrit në Suharekë

Lajme

Rrëfimi prekës i babait që gjeti dy vajzat e vogla të masakruara në bunarin e oborrit në Suharekë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:36
Enver Lipaj

Enver Lipaj nga fshati Studenicë i Suharekës ka rrëfyer për Frontal të T7 vrasjen e dy vajzave të tij nga forcat serbe. Ai tregon se fillimisht i ka kërkuar vajzat, e më pas, kufomat e tyre në një pusetë në fshat.

Me fotografinë e dy vajzave mbrapa tij, të varur në mur, Enver Lipaj, tregon se dy vajzat e tij të vogla i janë vrarë nga forcat serbe dhe trupi i tyre dhe i të tjerëve që kanë qenë në një vend, i vendosur një varrezë masive.

“I kemi hulumtu të gjithë bunarët, kur kam ardhur te bunari ku kanë qëndru, e kemi pa bunarin e rrafshuar, dhe e kemi ditë që aty ka varr masiv”, ka thënë ai.

“Duke i heq gjërat nga bunari, e kemi parë aty shenjat e para se aty është varrezë masive. Kanë qenë 10 anëtarë me mysafirë që kanë qenë aty, të vrarë, të pushkatuar dhe të futur në bunar”, tregon ai.  

Edhe më tutje, Serbia mohon krimet, duke mos kërkuar as falje për to. Por, për Lipajn nga Suhareka nuk është e nevojshme as kërkimfalja.

“Nuk ka cfarë të më kërkojë falje, kur ka bërë gjenocid ndaj fëmijëve, ndaj grave, ndaj pleqve dhe i ka djegur kufomat, nuk mjafton një kërkimfalje”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur emrat që kanë kryer krime, duke përmendur ish-kryeshefin e Policisë në Istog dhe thotë se kanë bërë padi private. Por, ai th

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat