Ish-diplomati serb i kohës së Millosheviqit: Vuçiq nuk duhet të shkojë në samitin e KE-së

Lajme

Ish-diplomati serb i kohës së Millosheviqit: Vuçiq nuk duhet të shkojë në samitin e KE-së

Më: 10 maj 2023 Në ora: 09:24
Zoran Millivojeviq

Ish-diplomati serb i kohës së Millosheviqit, Zoran Millivojeviq pretendon se, nëse Këshilli i Evropës miraton rezolutën për Ukrainën me një tekst që nuk përfshin amendamentin e Beogradit që “mbron integritetin territorial të Serbisë”, nuk ka kuptim që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Evropës. Reikjavik, shkruajnë mediat serbe.

Millivojeviq ka thënë se ky qëndrim i Serbisë është edhe mesazh i qartë politik.

“Është zbatimi i parimeve të politikës së jashtme të vendit tonë që u paralajmërua kur Këshilli i Evropës vendosi që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë”, ka thënë Millivojeviq.

Ai ka thënë se amendamenti i Serbisë është i “natyrës parimore”, sepse në projekt-rezolutë përmendet përkrahja për integritetin territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë dhe se me amendamentin e Serbisë kërkohet që të shtohen të gjitha vendet e tjera, se ekziston edhe “sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë”.

“Ne kemi thënë në parim se rezoluta respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve anëtare sovrane, sepse ne jemi anëtarë të Këshillit të Evropës brenda kufijve në të cilët jemi edhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe këta janë kufijtë që përfshijnë Kosovën dhe Metohinë si pjesë të shtetit të Serbisë, prandaj nëse në këtë rezolutë thoni sovranitetin e të gjitha shteteve dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve anëtare, kjo duhet të nënkuptojë edhe integritetin territorial të Serbisë me Kosovën dhe Metohinë”, ende jeton Millivojeviq me ëndrrat e të shekullit të kaluar.

Sipas tij, nëse teksti nuk ndryshohet, mos shkuarja e Vuçiqit në Reikjavik do të ishte zbatimi i qëndrimit të Serbisë pasi KE vendosi që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.

“Nëse e refuzojnë amendamentin dhe e bëjnë të ditur se nuk respektojnë integritetin territorial, atëherë për shkak të interesit tonë shtetëror dhe kombëtar, Kushtetutës sonë, ne nuk mund të shkojmë atje dhe të marrim pjesë, thjesht nuk mund ta pranojmë këtë”, ka thënë Millivojeviq.

I pyetur se cilat mund të jenë reagimet, nëse presidenti serb nuk shkon në Samit, nëse Serbia mund të presë presion shtesë për shkak të qëndrimit të saj “neutral” ndaj krizës në Ukrainë, Millivojeviq ka pretenduar se asgjë e re nuk do të ndodhë, sepse “Serbia është nën presion prej rënies së Murit të Berlinit e deri te “agresioni” i NATO-s, deri në vitin 2008 dhe që prej atëherë ajo ka qenë vazhdimisht nën presion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat