Petkoviq pretendon se Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb nga Beogradi - e informon menjëherë Lajçakun

Lajme

Petkoviq pretendon se Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb nga Beogradi - e informon menjëherë Lajçakun

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:17
Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq pretendon se sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë arrestuar një pensionist 72-vjeçar nga Beogradi.

Sipas Petkoviqit, Branko Banjac u arrestua pasi me gruan dëshironte të shkonte në një seancë dëgjimore në Pejë për ta zgjidhur një kontest pronësor.

Petkoviq ka thënë se për këtë e ka njoftuar të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Ai u dërgua në qendrën e paraburgimit para syve të gruas së tij nga efektivët e policisë së Kurtit dhe pavarësisht se Branko i është nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore dhe vuan nga tensioni i lartë i gjakut, ai nuk ka mundur të marrë me vete as një qese me barna për shkak ndaj veprimeve të policisë së Kosovës. Zyra për Kosovën menjëherë angazhoi një ekip avokatësh për mbrojtjen dhe personalisht kontaktova familjen për të ofruar çdo lloj ndihme shtesë dhe për çdo gjë e informova drejtpërdrejt Miroslav Lajçakun”, tha Petkoviq.

Motivet e arrestimit, Petkoviq i ka cilësuar politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat