Bërnabiq anulon takimet me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters

Lajme

Bërnabiq anulon takimet me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:31
Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka anuluar takimin me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Në njoftim thuhet se takimi i Ana Brnabiqit me një grup senatorësh po anulohet pa sqaruar arsyen, raporton rel.

Të enjten, më 25 maj, Murphy dhe Peters pritet të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat