Vuçiq del me deklaratë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Lajme

Vuçiq del me deklaratë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:58
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur sot pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës.

Aty u “konkludua” që të mbahet “deri në një njoftim tjetër” gatishmëria e nivelit më të lartë ushtarak.

Një tjetër “konkluzion” nga kjo mbledhje, siç njoftoi shërbimi për media e presidencës serbe, ishte se “KFOR/NATO nuk performoi punën e saj.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO të përmbush funksionin dhe mandatin e saj, në përputhje me aktet relevante të OKB-së, dhe të mbrojë serbët në Kosovë”, thuhet në njoftim, siç e cituan mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat