Zhvillime në veri, Lista Serbe kërkon këtë gjë nga Vuçiqi

Lajme

Zhvillime në veri, Lista Serbe kërkon këtë gjë nga Vuçiqi

Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:49
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përmes një konference për media i ka bërë kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të tërhiqet nga dialogu me Kosovën në Bruksel.

“Ne përfaqësuesit politike të serbëve në Kosovë, sikurse edhe të popullit serb, i kërkon presidentit Vuçiq që me të lidershipin shtetëror menjëherë ta pezullojë pjesëmarrjen e mëtejme në dialogun me Prishtinën”, është shprehur Rakiq.

“Ne besojmë se bisedimet e mëtejme nën rrethanat aktuale janë jologjike dhe kundërproduktive. Vazhdimi i bisedimeve me Kurtin pas terrorit të djeshëm do t’i dërgojë atij mesazh se veprimet e tilla janë profitabile”.

Rakiq ka thënë se Beogradi duhet të tërhiqet nga dialogu, derisa nga veriu të tërhiqen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe t’i tërheqë kryetarët nga objektet komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat