Rast i rëndë: 37-vjeçari nga Prishtina gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Lajme

Rast i rëndë: 37-vjeçari nga Prishtina gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Më: 29 maj 2023 Në ora: 06:31
Besart Xhaka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në rrugën “Vehap Shita” në Prishtinë, ku një 37-vjeçar u gjet pa shenja jete. Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet.

Sipas mjekeve kujdestar të Emergjencës, kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Besart Xhaka, i cili sipas informatave të para dyshohet për mbidozë.

Posa ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës, teksa në afersi të trupit të tij është gjetur një sasi e drogës, si dhe disa shiringa.

Njësitet policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.

“Te all llahut jemi dhe te ai do te kthehemi miq dashamir farefis sod nrroj Jet vllau jem Besart Xhaka per lokacionin daten dhe oren e varrimit do ju informojme”.

Postimi prekes i motrës të tashmë të ndjerit, Besart Xhaka.

“Ah besi jem pse na le Allahu ta ndriqoft naten e vorrit qashtu qysh e pate zemren e bardhe ,me premtove qe ski mem lan ski mema kthy shpinen po ti shkove e un Besart sdo thirri mo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat