Majko reagon për Veriun, paralajmëron se rezultati final mund të dalë gabim

Lajme

Majko reagon për Veriun, paralajmëron se rezultati final mund të dalë gabim

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:45
Pandeli Majko

Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë rikthyer tensionet që kishin nisur të premten e javës që shkoi, pasi kryetarët e rinj të komunave veriore u futen brenda objekteve komunale nën përcjelljen e policisë.

Lidhur me situatën në veri gjatë të premtes kishte reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke treguar se qëndron krah SHBA-së lidhur me atë që po ndodh në veri të vendit.

Sot ka shkruar edhe ish-kryeministri shqiptar dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Majko ka shkruar se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë për ta shfrytëzuar situatën.

Ai tutje ka potencuar se këmbngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!”, ka shkruar Majko në Twitter.

Kryeministri Kurti është kritikuar ashpër nga SHBA lidhur me aksionin në Veri. Blinken ka deklaruar se veprimet e tilla do të kenë pasoja në raportet e Kosovës me SHBA..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat