Një jetë e re në familjen Jashari, vendosin për një emër simbolik

Lajme

Një jetë e re në familjen Jashari, vendosin për një emër simbolik

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 00:21
Foto nga vendngjarja

Bekim Jashari ka treguar për gëzim në familjen e tyre, bëhet fjalë për lindjen e djalit të tretë të Besartes.

E këtij djali i është vendosur emri Mars – pra muaji i rënies heorike të familjes Jashari.

”Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes”.“Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë”.

“Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur!  Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat