Politikani serb pretendon se “Mbrojtja Civile” u shpërbë në vitin 2013, ndërsa “Brigada e Veriut” nuk ekziston

Lajme

Politikani serb pretendon se “Mbrojtja Civile” u shpërbë në vitin 2013, ndërsa “Brigada e Veriut” nuk ekziston

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:55
Aleksandar Arsenijeviq

Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq ka reaguar pas shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve serbe “Beta” se “Mbrojtja Civile” është shuar në vitin 2013, ndërsa “Brigada e Veriut” nuk ka ekzistuar.

“Mbrojtja civile, e cila kishte të punësuar rreth 350 serbë, u shpërbë në vitin 2013 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së parë të Brukselit, kur të gjitha institucionet serbe nga veriu i Kosovës u integruan në sistemin e Kosovës.

E ashtuquajtura ‘Brigada e Veriut’ është emërtimi i një organizate që nuk ekziston, kështu që ky vendim i Qeverisë së Kosovës paraqet një formë tjetër të presionit dhe shpalljes së arrestimeve të reja të serbëve të pafajshëm në veri të Kosovës.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat