Afër 1,200 operacione kryhen për gjashtë muaj në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Lajme

Afër 1,200 operacione kryhen për gjashtë muaj në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 14:35
Klinika e Kirurgjisë Abdominale

1,184 operacione janë kryer për gjashtë muajt e parë të vitit në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për këtë periudhë, siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar janë kryer edhe shërbime të tjera.

“Poashtu, mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulantore,

216 ERCP, 106 gastroskopi, 99 kolonoksopi dhe shumë shërbime të tjera të kirurgjisë abdominal”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat