Me kartelën e vjedhur kreu pagesa në disa lokale, ky është personi i arrestuar pasi policia ia publikoi foton

Lajme

Me kartelën e vjedhur kreu pagesa në disa lokale, ky është personi i arrestuar pasi policia ia publikoi foton

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:40
Bekim Krasniqi

Pas publikimit të fotografisë nga Policia e Kosovës, ku kërkohej ndihma e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi që dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, njësitet përkatëse kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

Media ka mësuar se bëhet fjalë për të dyshuarin Bekim Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën pasdite, pasi Policia ra në në gjurmët e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Krasniqi po dyshohet se ka kryer blerje të ndryshme me një kartelë bankare të vjedhur, të cilën e kishte shfrytëzuar në së paku tri lokale ku ka kryer pagesa.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka shfrytëzuar mundësinë e kryerjes së pagesave pasi kartela ka qenë me rreze dhe nuk ka pasur nevojë që të shtypet PIN-i i kartelës.

Të njëjtat burime thonë se pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat