Dosje me plot vepra penale, ky është 24-vjeçari i shumëkërkuar nga Policia që u arrestua në Suharekë

Lajme

Dosje me plot vepra penale, ky është 24-vjeçari i shumëkërkuar nga Policia që u arrestua në Suharekë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:17
Qenë Qenaj

Media mbrëmjen e së martës raportoi për arrestimin e të riut nga Suhareka, ndaj të cilit kishte disa urdhëresa aktive. 24-vjeçari ishte në kërkim për 12 raste të veprave penale, nëntë prej të cilave është dënuar me vendim të Gjykatës.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Qenë Qenaj, 24-vjeçar.

Qenaj ka një dosje të pasur me vepra penale, pasi dyshohet se është përfshirë në disa raste të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, posedimit të narkotikëve e lëndim trupor.

Sipas informacioneve, ai është arrestuar në rrugën e Reshtanit në Suharekë dhe më pas është shoqëruar në stacion policor.

Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë si dhe pajisje tjera për përdorimin e drogës, teksa para organeve të hetuesisë, ai ka deklaruar se është përdorues i narkotikëve.

Pas arrestimit, Qenaj është dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat