Sulmohet fizikisht U.D drejtori i minierës në Stan Tërg

Lajme

Sulmohet fizikisht U.D drejtori i minierës në Stan Tërg

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Paraditën e së enjtës, në zyrën e tij të punës, është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lajmin për e ka konfirmuar vetë U.D drejtori i minierës.

“Po, është ardh më ka sulmuar një në zyre pa pritmas mi ka dhënë do grushte në kokë. Ai është një puëntorë i Trepcës” – ka thënë Karaqa për KALLXO.com.

Arsyeja sipas UD drejtorit të minierës është sepse të nëjtit dje i është shqiptuar një verejtje me shkrim për mos përfillje të urdhrave.

Aktualisht, Policia e Kosovës është në vend të ngjarjes.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat